Skip to content

Doni të merrni nënshtetësi tjetër? Ja 17 vendet ku mund të ‘blesh’ një pasaportë

Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj., të
pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për pasur një
nënshtetësi të dytë apo të tretë.

Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për
“shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që
investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundshme,
etj.

Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht një pasaportë për njerëzit e
biznesit, sepse ajo të mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si
dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron
një sistem taksimi më të ulët.

17 shtetet e mëposhtme ofrojnë një nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tailanda dhe më e shtrenjta, Zelanda e Re

17. Tailanda – $15.000
16. Letonia – $73.000
15. Saint Lucia – $100.000
14. Dominika – $100.000
13. Malta – $170.000
12. Grenada – $200.000
11. St. Kitts and Nevis – $250.000
10. Antigua dhe Barbuda – $250.000
09. Greqia – $280.000
08. Portugalia €350,000
07. SHBA- $ 500,000
06. Spanjë – € 500,000
05. Bullgari – €510.000
04. Kanada $800.000
03. Australia, 1 milionë euro
02. Qipro, 1.5 milionë euro
01. Zelanda e re, 2 milionë $