Ambasada Shqiptare në Hungari ka publikuar rregullat e reja që janë vendosur nga autoritetet hungareze për të gjitha ata që duan të hyjnë në këtë shtet.

“Qytetarët hungarezë dhe jo-hungarezë që duan të hyjnë në Hungari duhet t’i paraqesin një kërkesë formale zv.Shefit të Policisë së Shtetit të Hungarisë për të aplikuar për përjashtim nga dekretet mbi kalimin e kufirit shtetëror”, shkruan ambasada.

Kërkesa formale dhe përmbajtja e detyrueshme e aplikimit janë si më poshtë:

1. Kërkesa për t’u futur në Hungari duhet t’i paraqitet Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vetëm në gjuhën hungareze.
2. Kërkesa mund të paraqitet nga një përfaqësues ligjor ose nga një person i tretë i autorizuar. Një person i autorizuar mund të paraqesë disa aplikime vetëm nëse qëllimi i hyrjes dhe data e hyrjes është e njëjtë për të gjithë aplikantët.
3. Pranohet të paraqitet një kërkesë e vetme në rast të një aplikanti, i cili dëshiron të hyjë me të afërmit e tij të ngushtë në të njëjtën kohë dhe qëllimi i hyrjes është i njëjtë për të gjithë anëtarët e familjes.
4. Kërkesa duhet të përmbajë argumentet / arsyet e aplikimit, detajet e dokumenteve të udhëtimit që do të përdoren për hyrjen në Hungari, si dhe duhet të shoqërohet nga:
a) një dokument zyrtar, i cili dëshmon motivin e aplikimit (nëse është e mundur);
b) autorizimi (nëse kërkesa paraqitet nga një person i autorizuar)
5. Aplikanti duhet të vërtetojë qëllimin e hyrjes, i cili mund të jetë si më poshtë:
a) prania personale në çfarëdo procedure gjyqësore ose zyrtare administrative, e kërkuar me shkrim nga autoriteti;
b) biznes ose çfarëdo aktiviteti tjetër pune, që kërkohet me një ftesë nga një autoritet qendror administrativ, një entitet i pavarur ose një autoritet administrativ autonom;
c) prania në institucione të kujdesit shëndetësor, e kërkuar nga certifikimi mjekësor;
d) prania në provime akademike, e vërtetuar nga një certifikim i institucionit akademik;
e) lëvizja ndërkufitare e lidhur me aktivitetin e transportit, kur qëllimi i hyrjes është aksesi në pikën fillestare, ose kthimi nga destinacioni (të vërtetuar nga certifikimi i punëdhënësit);
f) prania në funeralin e një të afërmi;
6. Kërkesa mund të paraqitet ekskluzivisht
a) në formularin online të aplikimit, përmes “cégkapu” ose “ügyfélkapu”;
b) ose duke plotësuar formularin e aplikimit online në faqen zyrtare të Policisë hungareze (https://ugyintezes.police.hu/en/home).
7. Formularët dhe informacionet shtesë që duhet të përdoren gjatë aplikimit, mund të gjenden në uebfaqen e lartpërmendur.
8. Kërkesat, të cilat nuk përputhen me detyrimet e përcaktuara formale dhe përmbajtësore (veçanërisht nëse nuk paraqiten në hungarisht, nëse nuk janë të plota, nëse nuk janë të justifikuara, nëse paraqiten nga një person jo i autorizuar) do të refuzohen pa shqyrtim thelbësor.
9. Dokumentet zyrtare, të përcaktuara në pikat 4 dhe 5, të cilat janë baza e kërkesës, duhet të paraqiten në kufi gjatë kalimit.
10. Vendimi që do të merret nga autoritetet hungareze, nuk do t’i nënshtrohet procedurës së rishqyrtimit, as nuk mund të kundërshtohet në gjykatë. Çdo vendim zbatohet menjëherë.
11. Vendimi për kërkesën komunikohet nëpërmjet emailit dhe duhet të tregohet në kufi i printuar ose në ekranin e celularit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re