Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se SHBA po mundëson udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për të gjithë sportdashësit që dëshirojnë të udhëtojnë drejt SHBA-së për të ndjekur Kupën e Botës FIFA 2026.

Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë TANI!“, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Linku ku mund të aplikoni KËTU

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në 16 qytete të SHBA, Kanada dhe Meksikë nga data 11 qershor deri në 19 korrik, me Shqipërinë që synon një vend në finalet e saj teksa duhet të kalojë më parë pengesën e parë të Play Off-it, Poloninë.

LEXO EDHE: Play-off i Botërorit 2026/ Poloni – Shqipëri luhet në Varshavë, priten 3 mijë kuqezinj në stadium

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re