Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA.

 

Në njoftimin e Ambasadës thuhet e kjo mundësi u ofrohet të gjithë atyre që duan të studiojnë me ose pa diplomë përmes programeve prestigjiozë Fulbright dhe Humphrey.

 

“Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024.Stafi i ambasadës amerikane, organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë”, thuhet në njoftim.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png