Vetëm një ditë para dorëzimit të detyrës si Drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, teksa ky institucion do të shkrihet për t’u zëvendësuar nga SPAK, Donika Prela është “kapur mat” me një prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“BalkanWeb” sjell fotot, ku Prela shihet duke biseduar me anëtarin e KLP, Vate Staka, në zonën e 9-katësheve në Tiranë.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet mes tyre, por ditën e nesërme KLP merr vendimin final për caktimin e përkohshëm të saj dhe me shkrirjen e Krimeve të Rënda nga ngritja e SPAK, Donika Prela duhet të rikthehet në Durrës, aty ku shërbente para se të merrte këtë detyrë.

Por, siç duket, Prela ka nisur lëvizjet, në mënyrë që KLP të votojë për caktimin e saj në Apelin e Tiranës. Ky takim i fshehtë e vë Prelën në situatën e konfliktit të interesit, pasi nuk, lejohet që para mbledhjes së KLP të ketë takime me anëtarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re