Vazhdon dëshmia e Erion Alibejt në GJKKO, i cili ndër të tjera ka dhënë detaje edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit, ngjarje e ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020.
I penduari i drejtësisë, Erion Alibej tha se personat e përfshirë në ekzekutimin e Ramazanit, donin ta vrisnin atë sepse ai ishte më aktivi që kishte grupi i Çopjave, bashkë me Bujar Çelën.
Alibej tha se vrasjen e Ramaznait e morën përsipër Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase.
Ditën e ekzekutimit Hoxha kishte rolin e shoferit, ndërsa Skerdi Tase ishte ekzekutori.
“Gjatë kohës vendosëm për Emiljano Ramazanin, për të cilin informator kishim përveç Nuredinit, edhe Eljo Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën”, tha Erion Alibej.
Pjesë nga dëshmia e Erion Alibej
“Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi që kishin grupi i Çopjave bashkë me Bujar Çelën.
Këtë si punë e morën Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase, për vrasjen e Emiliano Ramazanit. Kanë qenë 2-3 episodet që mbetën tentativë dhe nuk u krye ekzekutimi.
Ditën e ekzekutimit, Emiliano Ramazani ishte te palestra, Henrik Hoxha ishte shofer dhe Skerdi Tase ishte ekzekutor.
Ka ardhur makina e Emiljano Ramazanit, dhe pa e fikur Emiliano makinën e ka ekzekutuar Henrik Hoxhaj me pistoletë TT.
Pas ekzekutimit kanë vazhduar rrugën dhe në dalje të Elbasanit, e kanë lënë armën diku në fshatin Brosh me idenë që do kthejnë dhe do e fusnin në shtëpinë e Bujar Çelës.
Henrik Hoxha gjithmonë merrte makina me qera për të kryer vrasje. Emiliano Ramazanin e njihja si mik të Mikael Qoses, i njihja dhe vëllain Leonard Rrahmani.
Unë kam qenë gjithmonë komunikues, për çdo gjë që kam bërë e kam menduar me Nuredinin.
Nuk merrja unë ose ai ndonjë vendim, ai e organizonte dhe unë isha pro për çdo gjë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam qenë i interesuar unë. Nga ana ime kam patur informator Xhuljano Hoxhën dhe Nuredin Dumani Eljo Bitrin.”