Policia e Shkodrës nuk e ka ende një pistë hetimi për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Vojo Kushi”, ku drejtoreshës së operatorit të kujdesit shëndetësor Suida Kuka iu vendos poshtë makinës lëndë plasëse.
Në dëshminë e dhënë Suida Kuka mohoi që të ketë konflikte me persona të tjerë.
Kjo gjë ua ka vështirësuar punën hetuesve të cilët po këqyrin të gjitha kamerat e sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorëve.
Ishte vetë Kuka ajo që njoftoi uniformat blu lidhur me ngjarjen. Makina ishte parkuar para drejtorisë së shëndetit publik ndërsa eksplozivi me telekomandë ishte vendosur në pjesën e gomës.
Lënda plasëse u shpërthye me telekomandim të komanduar nga forcat xheniere.
Suida Kuka u emërua drejtore e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër në maj të këtij viti.