Skip to content

Donjeta Bali largohet nga drejtimi i QSUT, kush është ish-deputeti që u emërua në vend të saj  

Donjeta Bali është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Në vend të Balit është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho, i cili ka mbajtur edhe postin e deputetit dhe anëtarit të Komisionit të Shëndetësisë.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të Donjeta Bali nga drejtimi i QSUT, më pak se dy muaj nga emërimi në këtë post. Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi Alma Canin.