13 vjeçarja nga Tirana e kishte ideuar disa ditë më parë “rrëmbimin” e saj duke e paralajmëruar edhe tek rrethi shoqëror.

Gazetari i ABC News, Andi Qosja ka rrëfyer këtë histori në studio duke treguar hap pas hapi se si e mitura e kishte ideuar.

“Ka qenë ditëlindja e shoqes së ngushtë dhe ajo kishte kërkuar leje nga prindërit, të cilët nuk i kishin dhënë. Nëna i kishte thënë jo. Në dëshminë që ka dhënë në polici, vajza ka treguar se e kishte bërë këtë në formë hakmarrjeje për ndaj prindërve.

Madje, bashkëpunëtore e vajzës ka qenë edhe motra e saj që ka deklaruar se e kishin rrëmbyer duke e bërë më të besueshëm versionin e saj”, tregon gazetari.

“Kanë qenë banorët e zonës që janë alarmuar të parët, pasi targa e mbuluar dhe e bërtitura e vajzës kanë bërë që të duket gjithçka reale.

Ka qenë bashkëmoshatarët e saj, të cilët janë munduar të tregojnë të gjithë ngjarjen por ka edhe aty një pjesë mister pasi kjo mbete ende e pazbuluar pse stisi gjithë këtë rrëmbim.

Gjatë dëshmisë në polici ka thënë që ishte një formë hakmarrje ndaj prindërve të saj. si bashkëpunëtore ka dalë edhe motra e vajzës e cila kishte bërë fabulën më të besueshme”, vijoi gazetari.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=cwb-dRDGC10]
Loja e vajzës 13-vjeçare që mendoi të hakmerrej vetëm ndaj prindërve të saj, u përjetua në përmasa të frikshme në opinionin publik.

Kishte ditë që e mitura kërkonte leje dhe para për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë, por kishte marrë refuzimin e prerë nga familjarët. Për të mësuar më shumë, iu rikthyem edhe njëherë vendit nga ku u stis një grabitje në rrugën “Ndre Mjeda”.

Pranë rrugës kryesore ndodhet banesa e të miturës. Të vetmit që duan të tregojnë se si ka ndodhur historia janë shokët dhe shoqet e 13-vjeçares. Veprimi i të resë i ka lënë të gjithë pafjalë.

Të bindur se bashkëmoshatarja e tyre nuk ka vepruar mirë, fëmijët tregojnë edhe kur folën në telefon me vajzën. Banorët janë të shokuar. Prania e kamerës i bën të nervozë dhe komentet janë të pakta.

Gazetari i ABC News Andi Qosja kërkoi të kontaktonte më familjarët e vajzës së re. Por si përgjigje mori vetëm heshtjen. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka administruar dëshminë e vajzës së dhënë në prani të psikologes.

E mitura i ka qëndruar deklarimit të saj se, gjithçka e ka bërë vetëm se ishte privuar nga pjesa tjetër e shoqërisë për të shkuar te ditëlindja e shoqes së saj të ngushtë. Ndërkohë dëshmi kanë dhënë edhe persona të tjerë, por që më pas janë lënë të lirë.

/ABC NEWS.AL

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re