Një vajzë adoleshente denoncoi në polici gruan e xhaxhait të saj, me pretendimin se ajo i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë. Lajmi mori dhenë në shumë portale shqiptare në mesin e muajit Tetor të këtij viti.

17-vjeçarja kishte kallëzuar në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, se 32-vjeçarja Dhurata Saliaj, bashkëshortja e xhaxhait, kishte folur me disa persona në Instagram dhe pretendon se u kishte ofruar atyre mbesën e burrit.

17-vjeçarja vendosi në dispozicion të hetuesve edhe disa numra telefoni, që sipas pretendimit të saj, Dhurata Saliaj ia kishte dërguar për të biseduar me meshkujt e supozuar. Policia e Tiranës nisi hetimet për këtë çështje, por nuk ka akoma një rezultat nëse pretendimet për shitjen e virgjërisë janë të vërteta apo kanë mbetur në kuadrin e dyshimeve.

Për të gjithë këtë histori ka folur protagonistja kryesore, Dhurata Saliaj. Në një intervistë për emisionin Uniko, Dhurata Saliaj ka treguar arsyen, përse sipas saj, mbesa e burrit i është kundërvënë dhe ka sajuar historinë e shitjes së virgjërisë.

Sipas Dhurata Saliajt, ajo kishte zbuluar lidhjen me një djalë të mbesës 17-vjeçare të burrit dhe për këtë kishte njoftuar familjen. Kjo u bë shkak që adoleshentja të ndahej me të dashurin, dhe për këtë, mbesa e burrit fajësonte pikërisht Dhurata Saliajn për prishjen e lidhjes.

Dhurata Saliaj: Siç pretendon K. për mua, sepse unë jam nusja e xhaxhait të K., që mendon se unë doja t’ia shisja virgjërinë në Instagram, po unë s’i kam nxjerrë as djalë, sepse unë për çfarë i doja lekët kur unë s’kisha nevojë sepse burri punonte, për çfarë më hynin në punë lekët mua.

Cili ka qenë qëllimi i saj? Përse duhet t’ju dëmtonte kur ju pretendoni se e keni rritur?

Dhurata Saliaj: Unë kam punuar edhe në parukeri edhe e merrja K. me vete. E kisha si vajzën time, e merrja. Nga muaji Mars, e shikoj K. që kishte një të dashur. Aty unë kam lajmëruar vjehrrën time dhe i kam që K. e kam parë me një djalë. Aty ajo vjehrra ime e bën të madhe. I kemi thënë edhe babait të K., i kemi thënë dhe bashkëshortit tim. Vete e takon, mirëpo ai djali si duket e kishte mashtruar, e ka gënjyer, nuk i kishte treguar disa të vërteta, dhe K. ndahet nga ai. Mua më thoshte pse u tregove ti atyre, herë pas here. Ti s’je gjë për të mbajtur thoshte. E kuptova se ai çuni kalonte përditë para portës sonë, dhe Kiara sa kalonte pjesën tek furra e kapte përdore djalin. E kam zbuluar, e ka parë dhe vjehrra ime me sytë e vetë. Sa vinte K. në shtëpi bënte vetëm sherr me ne. Mendoj se për këtë arsye K. hodhi çdo gjë ndaj një hakmarrje, sepse u nda me atë djalin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re