Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin e Indisë. Një djalë relativisht i ri në moshë u maskua si një burrë i moshuar për të shkuar në Amerikë.

Për ta kompletuar maskimin e tij, ai kishte veshur syza të mëdha, u shfaq në karrocë me rrota dhe me mjekër të bardhë. Megjithatë, maskimi i tij nuk ka qenë aq i mirë.

Një oficer policie i kërkoi atij që të ngrihej nga karroca për pak sekonda. Kur iu afrua më tepër, ai vuri re se rrënjët e mjekrës së bardhë ishin të zeza.

Nga pasaporta që paraqiti, djali quhej Amrik Sing dhe kishte lindur në vitin 1938. Mirëpo, oficeri e pa të dyshimtë faktin që ai s’po e shikonte në sy.

Për shkak se nuk dukej fare si një burrë 83 vjeç, të riut iu zbulua maskimi. Ai u dërgua më vonë tek sektori i emigracionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re