Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të kësaj të shtune në Itali.

 

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, në Torremaggiore, në zonën e Foggia në Itali.

 

Mediat italiane traportojnë se vrasësi i dyshuar është babai i viktimës 16-vjeçare. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, bukëpjekës, i cili tashmë është ndaluar nga karabinierët.

 

Autori donte të vriste gruan e tij, pasi dyshonte se e tradhtonte me italianin, por vajza e mitur është future në mes, ku dhe ka pasur fatin tragjik.

 

Menjëherë pas vrasjes së vajzës, ai goditi edhe italianin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re