Me veprime të shpejta dhe të vendosura, Brigada e Zjarrfikëses së Singaporit arriti të shpëtojë një 74-vjeçare, e cila po kërcënonte të rrëzohej nga ballkoni i banesës së saj.

Operacioni i pabesueshëm i shpëtimit u zhvillua të shtunën e kaluar dhe është bërë viral në 24 orët e fundit falë lëvizjeve jashtëzakonisht të shpejta të shpëtimtarëve.

Siç shihet edhe në video, ekipet e shpëtimit – të cilët janë përhapur në të gjitha banesat përreth – pa humbur kohë të çmuar dhe me lëvizje tepër të koordinuara hedhin rrjetat e sigurisë duke arritur në pak sekonda të imobilizojnë gruan, e cila nuk ka kohë të reagojë.

Ndryshe, ajo u shpëtua jo thjesht nga vdekja, por me gjykim fetar dhe nga xhehenemi(ferri), pasi njeriu që vret veten të tillë fundi ka automatikisht në botën tjetër, sipas asaj çfarë i është bërë e ditur njeriut nga dija hyjnore. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re