Mëngjesin e ditës së sotme, ambasadorët e trupës diplomatike të BE-së janë paraqitur në drejtorinë e Policisë së Shtetit. Ndërsa ky takim vjen në një moment kur Ardi Veli tashmë nuk është më në krye të policisë së shtetit.

Ndërkohë janë disa kandiadatë, konkretisht janë 2 emra të cilët shihen si pretendntë kryesorë për të zënë vendin e drejtorit të Policisë. Mendohet se dy emrat më të lakuar janë shefi i antiterrorit, Gledis Nano, i cili mesa duket ka edhe miratimin e trupës diplomatike nëse mund ta themi kështu, pasi edhe ambasadorja Yuri Kim e vlerësoi, gjithashtu edhe drejtori i hetimit të krimit Edmond Rizaj.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka pranua se një prej emrave kryesorë pretendentë, është ai i shefit të antiterrorit Gledis Nano, ndërsa po bëhet shqyrtimi i aftësive të përcaktuara që personi duhet të ketë për t’u vënë në krye të një posti kaq të rëndësishëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re