Në një prononcim për mediat nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar vlerëson dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe kërkon që të ndiqet i njëjti mekanizëm për ish-liderin Sali Berisha.

“Grupi Parlamentar  vlerëson aktin e dorëheqjes së kryetarit te PD-së në funksion të zgjidhjes se problematikes, qe ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë dhe i bëjmë thirrje anëtarëve të pezulluar të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për zotin Berisha i cili duhet të tërhiqet për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve”, tha ai përpara mediave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re