BE ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga drejtimi i PD.

 

Në një reagim në rrjete sociale BE thekson se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.

 

Më tej theksohet se prirt qe tashmë lidershipi i ri të luajë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin e vendit në BE.

 

“Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për largimin nga drejtimi i PD. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nën kontroll. Ne presim që lidershipi i ri të luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor i veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në reagim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re