Ambasada e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD.

 

Në reagimin e Ambasadës theksohet se vendimi i Bashës meriton respekt. Mes të tjerash shkruhet se SHBA shpreson që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes;

 

“Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua. Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara”, shkruan Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re