Dorëheqja e ligjvënësit socialist Rrahman Rraja pas ngjarjes së dhunshme ku ishin autor familjarët e tij, ndonëse është mirëpritur, qytetarët e konsiderojnë të pamjaftueshme.

Për Panorama Tv qytetarët shprehen se duhet të mbante përgjegjësi edhe kabineti qeverisës.

“Këta janë të përlyer të gjithë, duhen pastruar. Të dorëhiqet i gjithë Parlamenti, qeveria e ka fajin. Nuk respektohet ligji”, tha një qytetar.

Dorëheqja e deputetit socialist Rrahman Rraja nuk konsiderohet e mjaftueshme nga qytetarët të cilët shprehen të shokuar për dhunën që vëllezërit e ligjvënësit ushtruan ndaj qytetarëve në Borizan.

Sipas tyre duhet ndërmarrë një reformë që të spastrohet e gjithë kupola drejtuese e qeverisë nga ky fenomen.

“Të zhduket fare”, deklaroi një qytetar tjetër.

Megjithatë duket se akti i dorëheqjes së Rrahman Rrajës duket se ka qetësuar revoltën e disa prej qytetarëve.

Ish Deputeti i PS Rrahman Rraja ishte në mandatin e tij të dytë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re