Presidenti estonez Kersti Kaljulaid emëroi një ministër arsimi, pasi ajo që e mbante këtë post, Mailis Reps, dha dorëheqjen për shkak të një skandali që përfshiu fëmijët e saj dhe shoferin.

Më saktë, shoferi i kishte çuar fëmijët e ministers në shkollë duke përdorur automjetet e shtetit.

“Java e kaluar ishte periudha më e vështirë e karrierës time politike,” shkroi Reps në mediat sociale.

Ajo u deklarua fajtore dhe kërkoi falje për këtë.

“Unë dua t’u ofroj fëmijëve të mi një mjedis të sigurt dhe të qetë për t’u rritur. Prandaj kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti i ministres”, tha ajo.

Ajo mori përgjegjësinë politike për këtë gabim, ku u abuzua me detyrën shtetërore në funksion të familjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re