Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për dorëheqjen e kryetarit të ri të bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetrit.

 

Kreu i shtetit meta nga Kosova këtë të premte është shprehur se detyrën do ta mbajë Voltana Ademi, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës.

 

Gjithashtu ai ka theksuar se zgjedhjet jo vetëm për kryqqendrën e Veriut, por në të gjithë Shqipërinë, do të mbahen më 13 tetor.

 

 “Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re