Sali Berisha ripërsërit kërkesën e tij dhe të grupit që drejton në PD për doreheqjen e Kryeministrit Rama.

 

Teksa doli në një deklaratë për mediat, lideri historik i të djathtës, tha se kërkesa për largimin dhe dorëheqjen e menjehershme të Kryeministrit është e panegocioueshme.

 

Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër.

 

Berisha nuk kurseu gjuhen e ashpër dhe ofenduese drejt kreut te qeverise të cilin e quajti kalbësire dhe monster.

 

 

Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re