Ish-sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, i cili është kandidati më i mundshëm konservator për të zëvendësuar kryeministret e dorëhequr Theresa May, tha se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor.

“Ne do ta braktisim Bashkimin Evropian më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Kryeministri i ri do të ketë mundësinë për të bërë gjërat në një mënyrë tjetër”, tha Johnson, raporton BBC.

Ai theksoi se puna kryesore e kryeministrit të ardhshëm do të jetë që të sigurojë që largimi nga BE të bëhet në mënyrën e duhur të përfundojë historinë me Brexit.

Ndërkohë, në deklaratën e dorëheqjes, Theresa May tha se do të punonte deri zgjedhjen e pasardhësit të saj, një proces që mund të përfundojë deri në fund të korrikut.

Pra May do të vazhdojë të udhëheqë qeverinë deri atëherë, kështu që në fillim të qershorit ajo do të presë presdentin Trump, i cili tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga dorëheqja e kryeministres britanike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re