Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili duke komentuar dorëheqjen e kryebashkiakut socialist të Shkodrës, Valdrin Pjetrit, ironizon kryeministrin Rama.

Pjetri iku me turp shkruan Vasili ndërsa ironizon Ramën duke shtuar se e zgjat kot që nuk jep dorëheqjen dhe ai që tani sepse fundi do të jetë më i dhimbshëm.

“Ky Valdrin Pjetri iku per turp.

Po ky Edi Rama ç’pret më? Pse e zgjat më kot?

Apo duhet ti dale boja me keq se çi ka dale?

Sa me vone aq me i hidhur do te jete fundi…’” shkruan Petrit Vasili.

Kujtojmë se kryebashkiaku i ri i Shkodrës Valdrin Pjetri, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit dha dorëheqjen sot pas akuzave të opozitës për një dënim në Itali 17 vite më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re