Opozita e ka përkthyer si fitore të saj dorëheqjen e ministrit Xhafaj. Kreu Lulzim Basha, në një reagim të fundit, ka rezervuar po të njëjtën gjuhë për njeriun që nisi ta sulmojë që me të qënit në ballë të reformës në drejtësi.

“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkroi Basha.

Ndërkohë, për ministrin e ri Sandër Lleshi, ende nuk ka asnjë vlerësim apo koment.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re