Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pjesë e Samitit për ndryshimin e Klimës është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç ka publikuar disa momente nga takimi me kryeministrin Rama, ndërsa ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograd duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup, ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.

“Mbështetje të fuqishme për Open Balkans. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, për shkak të ngjarjeve në Shkup?”, shkroi Vuçiç në Instagram në foton me Ramën.

Kujtojmë se Rama, Vuçiç dhe Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishin planifikuar vizitë në Beograd me 3 dhe 4 nëntor, për Open Ballkan. Por mbrëmjen e së dielës, Zaev u dorëhoq nga posti i shefit të ekzekutivit maqedonas, si dhe nga kryetari i partisë së tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re