Skip to content

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrje të forta në bulevard kundër qeverisë

doreheqje1 1

Vijon marshimi i qytetarëve shqiptarë në rrugët e Tiranës në ditën e 128 kundër qeverisë.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtar dhe thërrasin “Poshtë Edi Rama”, “Dorëheqje”, “Poshtë diktatura” etj.

Aktualisht protestuesit janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa po shkojnë drejt qendrës së Tiranës.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që ka qenë dhe mbetet kërkesa e parë e tyre.

Protestuesit kanë theksuar se me Ramën kryeministër, Shqipëria nuk hyn në Bashkimin Europian.