Skip to content

“Dorëheqje, Shqipëria kërkon revolucion!”/ Gratë në krye të marshimit, protestuesit drejt sheshit “Nënë Tereza”

grate

Gratë janë vendosur në krye të marshimit të protestës së 84-të, ndërsa protestuesit vijojnë lëvizjen në rrugët e Tiranës drejt sheshit “Nënë Tereza”.

Me thirrjet “Dorëheqje!”, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi vijon nën moton kundër qeverisë.

Pjesëmarrësit shprehen se do të vijojnë qëndresën dhe protestat, duke përsëritur kërkesat e tyre për ndryshim politik.