Zbardhet letra e dorëheqjes së kreut të komanduar të bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj.

“Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorëheqjen time të pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara,” Shkruan Varfaj në letrën e dorëheqjes.

Letra e plotë:

Sot me dt 23.04.2020, Unë Zhuljen Ago Varfaj,

Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara.

Do të dëshiroja të falenderoja dhe të vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit për besimin dhe mbështetjen e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtore e bashkëpunëtorë të mi të administratës së Bashkisë Durrës, që në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave të qytetarëve të Durrësit.

Me respekt, Zv/Kryetar, Zhuljen VARFA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re