Mjeket e urgjencës japin dorëheqjen kolektive pas situatës se rende qe sipas tyre, është krijuar ne QSUT. Nëpërmjet nje letre dërguar ministres se shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, ata deklarojnë tërheqjen nga pozicionet e tyre. Mjeket rendisin disa arsye, qe sipas tyre, i kane detyruara ata te ndërmarrin ketë hap.
 
Ne letër thuhet se kushtet e punës nuk respektohen bazuar ne kontratën punedhenes-punëmarrës dhe se shume shpesh u duhet te qëndrojnë 48 ore për shkak te mungesës se vendeve ne pavionet e tjera. Një shqetësim tjetër është moszbatimi i urdhrave te drejtorisë nga pavionet e tjera, çka bën qe ngarkesa te reflektohet ne urgjence. Ministria e shëndetësisë ende nuk ka dhëne nje sqarim per situatën dhe pretendimet, ndërsa mësohet se drejtuesit e QSUT kane nisur nje mbledhje urgjente me mjeket qe kane marre vendimin për dorëheqje.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re