Skip to content

Dorëhiqet administratori i klubit të Vllaznisë

 

Administratori i klubit të Vllaznisë, Suad Lici, ka kërkuar dorëheqjen nga ky pozicion për arsye të angazhimeve të tij personale.

Këshilli Mbikëqyrës e pranoi kërkesën e Licit dhe vendosi zëvendësimin e tij me Benjamin Nakun.

Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.