Zimbabveja ka festuar gjatë gjithë natës pas dorëheqjes së “diktatori më i vjetër në botë”, Robert Mugabe. Ai mbajti pushtetin për 37 vjet dhe ka deklaruar se vetëm Zoti mund ta hiqte nga presidenca.
Ish zëvëndëspresidenti  Emmerson Mnangagwa , tashme rivali i tij, pritet të kthehet nga Afrika fqinje dhe mund të emërohet si president i ri brenda disa orësh.
Dorëheqja e zotit Mugabe erdhi në formën e një letre të lexuar nga kryetari i parlamentit.
Mugabe,  i cili deri tani i kishte rezistuar presionit nga publiku, ushtria dhe partia e tij për të lëshuar karrigen , tha se po jepte dorëheqjen për të lejuar një transferim të qetë dhe paqësor të pushtetit dhe se vendimi i tij ishte vullnetar.
‘Jam shume i lumtur’
Ligjvënësit nga partia qeverisëse dhe opozita brohoritën të lumtur dhe skena spontane gëzimi dhe festimesh shpërthyen në rrugët e kryeqytetit. Njerëzit vallëzonin, këndonin, u binin borive të makinave dhe manifestonin me flamuj.
“Jam kaq i lumtur…ndihem shumë i ngazëllyer, ky është momenti më i madh për vendin tonë”, tha Julian Mtukudzi për agjencinë e lajmeve ‘AFP’.
“Ne kemi kaluar netë të tëra pa gjumë duke shpresuar dhe duke pritur për këtë ditë. Dhe më në fund ajo erdhi”, u shpreh ai.
Mugabe, 93 vjeç, ka qenë nën arrest shtëpiak për ditë të tëra. Ai njihet si një tiran i pamëshirshëm i ditëve moderne dhe ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.
Edhe pse vendi i tij është i pasur me minerale, ai është i zhytur në varfëri.
Ushtria tha të premten se ishte e vendosur për të rrëzuar zotin Mugabe. Ajo gjithashtu tha se kishte arrestuar “kriminelët” që rrethonin presidentin, por nuk dha asnjë emër.”.
Ky është një zhgënjim i madh për gruan e Mugabes, Grace.
52-vjeçarja ishte planifikuar që të zëvendësonte bashkëshortin 93-vjeçar në krye të vendit. Por tirania e kësaj familje duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. sn

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re