Kreu i akademisë së shkencave Gudar Beqiraj i ka paraqitur dorëheqjen presidentit te Republikes Ilir Meta. Ky akt erdhi pas përplasjeve të forta me kryeministrin Edi Rama, i cili deklaroi publikisht se nuk do ta financonte këtë institucion, për shkak të zgjedhjeve farsë që zhvilloi.
 
Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi kreun e ri të akademisë por e priti atë në një takim, këtë të mërkurë. Beqiraj ka paraqitur dorëheqjen dhe ka deklaruar se do te vijojë të kontribuojë përkrahë kolegëve të tij në akademinë e shkencave. Lajmi bëhet i ditur nga presidenca.
 
Ne datën 4 shtator ky institucion kishte zgjedhjet për kreun e ri të akademisë. Më shumë se sa zgjedhje, procesi ishte më shumë një ndërrim vendesh, ku Myzafer Korkuti i la postin Gudar Beqirajt.  Këto zgjedhje nuk u njohën nga qeveria dhe kryeministri deklaroi se kjo ishte një farsë, për të cilën institucioni nuk do të financohej nga buxheti. Tashmë pas këtij veprimi, akademia e shkencave do të përfshihet në një garë të re për kreun e saj.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re