Kryetari i Degës Lokale të Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen për t’u bërë pjesë e garës për deputet duke u zhveshur kështu nga detyra e tij të cilën e mban prej vitesh.

Ndërsa Kryetari i PD, Lulzim Basha  është ne kërkim të ekipit te ri drejtues  me të cilët  synon te rikthejë Partinë Demokratike në pushtet edhe pse na ndajnë shumë muaj nga zgjedhjet.

Nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm për deputet  në selinë blu ka prodhuar dy dorëheqjet e para nga radhët e drejtuesve lokalë njëri prej të cilëve kryetari i degës së Korçës Andrea Mano.

Së bashku me kryetarin e Fierit Luan Baçi, edhe  Mano ka hequr dorë nga mandati në respekt të parashikimit të udhëzimin të ri  që drejtuesit lokal duhet “të zhvishen” nga funksionet e tyre nëse duan të përfshihen në garën për deputet.

Drejtuesit lokal kishin afat 5 ditë për të paraqitur heqjen dore nga funksioni partiak, ndërsa kryesia e partisë, brenda 5 ditëve do duhet të komandojë një kryetar deri në zhvillimin e kuvendit të ri të degës.

Ende nuk ka një informacion se kush do të zerë vendin e Andrea Manos dhe do të marrë kështu drejtimin e demokratëve për Korçën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re