Skip to content

Dorëhiqet kreu izraelit i Mbrojtjes pas një armëpushimi në Gaza, Hamas: fitore!

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman dha dorëhqjen nga kabineti Netanjahu, në shenjë proteste pas një marrëveshjeje armëpushimit në Rripin e Gazës.

Duke njoftuar dorëheqjen e tij, e cila do të hyjë në fuqi për 48 orë, Lieberman quajti marrëveshjen “një kapitullim para terrorit.”

“Pavarësisht dallimeve, unë u përpoq të mbetem anëtar besnik i qeverisë së Izraelit”, tha Lieberman, i cili shtoi:

“Nga këndvështrimi im, ka dy arsye pse nuk mund të vazhdoj të punoj. Së pari, 15 milionë dollarë në valixhe vijnë në Rripin e Gazës nga Katari. Ato shkojnë në familjet e terroristëve që luftojnë kundër ushtarëve izraelitë dhe hedhin predha. Ata janë të parët që marrin një pjesë të parave. Me fjalë të tjera, ne u japim para terroristëve”, tha Lieberman.

Arsyeja e dytë për dorëheqjen është, siç thotë ai, ndërprerja e zjarrit.

Dorëheqja e tij, e cila do të hyjë në fuqi për 48 orë, pritet ta dobësojë ndjeshëm koalicionin qeverisës, e cila mund të çojë dhe në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë, Hamasi tha se dorëheqja e Lieberman është një fitore politike për Gazën

Zëdhënësi Sami Ebu Zuhri tha se dorëheqja e ministrit ishte “një njohje e humbjes dhe një dështim për të luftuar rezistencën palestineze”.