Një precedent i rrallë është shënuar në politikën italiane, pasi Giuseppe Conte, njeriu i mandatuar si kryeministër i ri, ka dhënë dorëheqje pa filluar ende pune. Madje pa mundur dot të krijojë as kabinetin e ri.

Shkak është bërë një emër: Paolo Savona.

Presidenti italian Sergio Mattarella ka refuzuar të pranojë emrin e tij si ministë të ekonomisë, për shkak të qëndrimeve euroskeptike dhe projektit për dalje nga eurozona.

Mattarella shtoi se qëndrimi në zonën e euros është me rëndësi themelore për vendin.

Udhëheqësi i Ligës, Matteo Salvini ka deklaruar më parë se nuk do të heqë dorë nga kërkesa që Savona të jetë ministri i ri i ekonomisë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re