Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne dha dorëheqjen këtë të hënë, teksa qeveria pritet t’i nënshtrohet një riorganizimi.

Presidenti francez dhe qeveria e tij do të riorganizohet, kjo pas një sage të gjatë për rifitim të pëlqimit public, që kur humbën shumicën e tyre absolute në parlament menjëherë pasi Macron u rizgjodh për një mandat të dytë në 2022.

Ndryshimi vjen pas një viti të dëmtuar nga krizat politike të shkaktuara nga reformat e kontestuara të sistemit të pensioneve  dhe ligjet e imigracionit .

Ai gjithashtu vjen vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, me euroskeptikët që pritet të bëjnë fitime rekord në një kohë të pakënaqësisë së gjerë publike për rritjen e kostove të jetesës dhe dështimit të qeverive evropiane për të frenuar flukset e migracionit.

Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e Macron është pas lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me rreth tetë deri në dhjetë pikë për zgjedhjet e qershorit për BE.

Spekulimet për një riorganizim të qeverisë ishin të përhapura që kur Macron në dhjetor premtoi një nismë të re politike.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re