Skip to content

Dorëhiqet ministri francez, media i zbuloi darkat luksoze me paratë e qytetarëve

773x435 cmsv2 03833c9b 29f8 56fc 8a5b 85f07aeb9673 4025848

Ministri francez i Mjedisit, François de Rugy dha dorëheqjen të martën, në përpjekje për t’u dhënë fund akuzave për keqpërdorim të parave të taksapaguesve, pasi kishte paguar darka të shtrenjta.

Media franceze e gazetarisë hulumtuese në internet, Mediapart, e akuzoi 45-vjeçarin se ka shfrytëzuar fondet e shtetit për darka luksoze si dhe për renovim të panevojshëm të zyrës së tij, poashtu me paranë publike.

De Rugy tha në faqen e tij në Facebook se po jepte dorëheqje sa për të pasur kohë për të ndjekur veprime ligjore kundër “Mediapart”.

“Sulmet dhe linçimet e mediave kundër familjes sime më kanë bërë të ndërmarr hapin e nevojshëm sot – diçka që të gjithë do ta kuptojnë”, shkroi ai.

De Rugy, ish-aktivist mjedisor që vjen nga një sfond aristokratik, u emërua ministër në shtator të vitit 2018, duke pasuar Nicolas Hulot, i cili dha dorëheqjen pasi mendonte se Presidenti Emmanuel Macron ishte mjaft i angazhuar në programin e tij për mbrojtjen e mjedisit.