Një ministër kanadez ka dhënë dorëheqje nga kabineti qeveritar pas një hetimi që filloi ndaj tij me akuzat për ngacmime seksuale, raporton Anadolu Agency (AA). Kent Hehr, ministër i Sportit dhe Personave me Aftësi të Kufizuara, dorëheqjen e tij e njoftoi ditën e djeshme. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili është në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, njoftoi se ai pranoi dorëheqjen e ministrit Hehr.
Në një deklaratë nga Zyra Kryeministrit të Kanadasë thuhet se: “Ngacmimi i çdo lloji është i papranueshëm dhe kanadezët kanë të drejtë të jetojnë dhe punojnë në mjedise të lirë nga ngacmimet. Si qeveri, ne marrim jashtëzakonisht seriozisht çdo pretendim për sjellje të keqe”.
Trudeau tha se Kirsty Duncan, aktualisht ministre e shkencës, do të shërbejë si ministre e Sportit dhe Personave me Aftësi të Kufizuara gjatë kohës së largimit të Hehr-it.
Hetimi i Hehr-it, i cili poashtu është një deputet i Partisë Liberale nga Calgary, filloi pasi dy gra ish-punonjëse e akuzuan atë në mediat sociale për ngacmime seksuale.
Një tjetër politikan kanadez, Patrick Brown, kreu i konservatorëve progresive të Ontarios poashtu dha dorëheqje dje lidhur me dyshimet për sjellje të pahijshme seksuale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re