Lorenc Metaj, deri dje zv. Drejtor Vendor i Policisë Shkodër, ka dhënë dorëheqjen. Në një bisedë telefonike për Fax News, Metaj shprehet se kërkesën për dorëheqje e ka dhënë që Nëntorin e kaluar për shkak të një operacioni që ka bërë dhe ngarkesës së punës, por i është pranuar dje pas këmbënguljes së tij. Tashmë ai do të jetë Shef Sektori në Menaxhimin e Sallës Operative në Drejtorinë e Përgjithshme.

“E kam kërkuar vetë që në Nëntor për shkak të një operacioni që kam bërë. Kam marr një detyrë të re, në Drejtorinë e Përgjithshme. Jam emëruar shef sektori në menaxhimin e sallës operative në Drejtorinë e Përgjithshme. Dje jam shkëputur si zv.drejtor në Shkodër. Detyra e re është bërë për shkak të gjendjes time jo të mirë shëndetësore, nuk është e njëjta ngarkesë. Më duhej të shkoja çdo ditë nga Tirana se jetoj këtu.

Çfarë nuk shkruajnë mediat, ju falenderoj për interesimin, s’ka lidhje me ngjarjet në Shkodër, ngjarjet në Shkodër janë zbardhur, nuk ka asnjë ngjarje të pazbardhur në këtë qytet. Asnjë vërejtje dhe ankesë nuk kam pasur nga eprorët. Kam kërkuar të iki që në Nëntor, vetëm për shkak të operacionit që kam bërë në veshka”.

Fax News mëson se në vendin e tij është emëruar Kujtim Gjoka, i cili më parë ka qenë në policinë vendore të Lezhës

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re