Nikky Haley, ambasadore e SHBA në OKB, ka dhënë dorëheqjen pa paralajmërim, duke lënë të befasuar zyrtarë të administratës amerikane.

Ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, ajo e morri këtë post në janar të vitit 2017, kur brenda një kohe të shkurtër u faktorizua në arenën ndërkombëtare me stilin e saj “burrëror” të të bërit politikë.

Presidenti Trump e pranoi dorëheqjen e saj, duke thënë se nuk o të largohet nga administrata “deri në fund të vitit”.

Trump e quajti ambasadorin Haley një person “shumë të veçantë” me të cilën kishin trajtuar një numër të madh problemesh së bashku.

Arsyet e kësaj dorëheqjeje të beftë ende nuk dihen.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re