Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim deklaroi dorëheqjen
e tij në pozicionin e kreut të këtij institucioni që nga 1 shkurti, katër vjet
para përfundimit të mandatit të tij të dytë.

Kreu i Bankës Botërore është në mënyrë tipike amerikan, ndërsa
udhëheqja e Fondit Monetar Ndërkombëtar i besohet zakonisht një personi nga
Evropa.

Është një ndarje e roleve që kritikohet shumë nga disa vende
të tjera.

Kim, 59 vjeç, duhet të zëvendësohet përkohësisht nga
Kristalina Georgieva, drejtore ekzekutiv i Bankës Botërore, njoftoi
institucioni me bazë në Uashington.

“Ishte
një nder i madh për të shërbyer si president i një institucioni të tillë me
reputacion”, tha Jim Yong Kim në deklaratën e tij, i cili nuk
specifikon arsyet pse u vetlargua.

“Puna
e Bankës Botërore është më e rëndësishme se kurrë në një kohë kur aspiratat në
botë, dhe probleme të tilla si ndryshimi i klimës, epidemitë, uria dhe
refugjatët vazhdojnë të rriten edhe në drejtim të shkallës dhe kompleksitetit”, shkroi
Jim Yong Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re