Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha ka paraqitur pranë KLP dorëheqjen e tij nga sistemi drejtësisë pas 32 viteve punë.

 

Fusha në letrën drejtuar KLP, shprehet se Prokuroria nuk është më vendi ku ai mund të vijojë të shërbejë pasi po ndodhin fenomene të drejta e të padrejta.

 

“Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë. Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare.  Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli. Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re