Kreu i grupit parlamentar socialist, Taluant Balla ka komentuar lënien e mandatit nga ish-kolegu i tij partiak, Saimir Tahiri, duke konsideruar atë tërësisht vendim personal.

“Vendim tërësisht personal i Saimir Tahirit që e respektojmë tërësisht dhe dua të ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, që kjo është një çështje tërësisht mes Saimir Tahirit dhe drejtësisë. As e jona, dhe kurrësesi e kësaj opozite gojështhurur që në çdo mundësi që i jepet gjen argumenta për të ndërtuar baltën e radhës ndaj punës së rëndësishme që ka imazhi i Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave”, theksoi Balla.

Nga ana tjetër, opozitë po e përjeton aktin e ish-ministrit të Rendit si gjysmak, pasi kërkon këmbëngulësisht që ai të jetë pas hekurave, ose më saktë largimin e Ramës, për shkak të Tahirit.      

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re