Ndalimi në kufi i djalit të Vucic nga policia e Kosovës për shkak të një bluze me shkrime nacionaliste, ka sjell reagimin e shpejte të Aleksander Vucic.

 

Presidenti serb tha me ironi se e përgëzon Albin Kurtin për guximin e treguar në ndalimin e djalit të tij, mirëpo Danilo ( djali I tij) sipas Vucic është shumë me trim sesa kreu i qeverise së Kosovës.

 

“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”,  reagoi Vucic në rrjetet sociale.

 

Incidenti mes policisë dhe djalit të Vucic, Danilo ndodhi teksa ky I fundit po kalonte kufirin për të shkuar në festën e  kremtimit të Vidovdanit në Manastirin e Graçanicës në Kosovë.

 

Danilo Vucic mbante veshur  një bluze me shkrimin ne serbisht:  “Dorëzimi nuk është opsion”, një shkrim I konsideruar nacionalist dhe provokues.

 

Danilo Vucic është lejuar të vijojë pasi ka hequr këtë bluze.

 

Kjo situatë ndodh në kohën kur tensioned mes Kosovës dhe Serbisë janë ndjeshëm të larta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re