Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, tërhoqi vendimin për shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, pas protestave masive.

 

“Vendosa të lë pas dallimet që kishim.Gallant mbetet në pozicionin e tij dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për sigurinë e qytetarëve të Izraelit. “

 

Ndërkohë nga ana e tij, Ministri i Jashtëm, Gallant, e përshëndeti lëvizjen e Netanyahut, duke postuar në rrjetet sociale një foto të tij me kryeministrin.

 

 

“Ne vazhdojmë së bashku me fuqi të plotë për Izraelin. Kujtojmë që marrja e vendimit të mëparshëm të kryeministrit shkaktoi protesta të shumta. Ka pasur gjithashtu demonstrata të shumta kundër reformës gjyqësore, për të cilën kritikët thonë se do t’i jepnin legjislativit shumë pushtet mbi gjyqësorin.”

 

Përsa i përket sulmeve terroriste ditëve të fundit, kryeministri izraelit fajësoi qeverinë e mëparshme.

 

“Qeveria e mëparshme i dorëzoi armikut territorin e gazit pa asgjë në këmbim. Vendi ynë po përballet me një sulm terrorist. Ky sulm nuk ka filluar tani. Gjatë Pashkës vitin e kaluar, pati një provokim të ngjashëm. Nën qeverinë e mëparshme, numri i sulmeve terroriste u rrit”.

 

Netanyahu shkarkoi Gallant, pasi Ministri i Mbrojtjes bëri thirrje për pezullimin e reformave të diskutueshme ne sistemin gjyqësor. Menjëherë pas këtij njoftimi, nisën protestat masive në mbarë vendin.

 

Ndërkohë ditët e fundit ka patur sulme ndaj Izraelit nga Libani, në përgjigje të dhunës në territoret palestineze, pasi forcat izraelite larguan me forcë besimtarët myslimanë nga kompleksi i xhamisë Al-Aksa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re