Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar ditën e sotme një padi për dhunën e ushtruar ndaj 3 aktivistëve të cilët u arrestuan pranë Teatrit Kombëtar në dhjetor 2020 dhe pretendojnë të jenë dhunuar brenda Komisariatit numër 1 në Tiranë.

Duke folur për mediat pas depozitimit të padisë, Donald Martini, një nga aktivistët e dhunuar, i kërkoi Ministrit të Brendshëm të marrë guximin dhe të tregojë kush ushtroi dhunë në Komisariat.

“Shpresoj që Ministri që tha se Policia jonë është më e mirë se ajo hollandeze të veprojë. Ministri i Brendshëm të marri guximin dhe të thotë cili ishte personi që ushtroi dhunë brenda komisariatit,” deklaroi Martini.

 Më pas fjalën e mori avokatja Adriana Kalaja e cila shprehet se nuk është marrë asnjë veprim konkret për të vënë para drejtësisë përgjegjegjësit e dhunës së ushtruar ndaj aktivistëve brenda komisariatit numër 1 në Tiranë.

“Ministri i brendshëm, drejtori i përgjithshëm, drejtori i SHCBA dhe drejtues të tjerë në radhë të parë nuk kanë marrë asnjë veprim konkret në lidhje me dhunën e ushtruar brenda komisariatit 1. 35 ditë që SHCBA e ka me ligh që duhet të kthejë përgjigje brenda 30 ditëve, por nuk ka asnjë deklaratë.

E kemi konsideruar një vepër penale që ka ardhur nga lart dhe është ushtruar dhunë ndaj aktivistëve.  Ccdo gjë qëe ndodh te njëri nga ne, ështëe dhunë dhe presjon psikologjik që bëhëet ndaj gjithë aleancës. SPAK na ka dhënë të drejtë për ccdo denoncim që kemi bërë.

Kemi një ministër, kryeministër dhe kryetar bashkie të lidhur me krimin dhe mafian. Shteti është kapur foirt nga krimi, nga mafia. Ne kërkojmë drejtësi jo vetëm për familjet tona, jo vetëm, për fëmijët tanë, por për të gjithë familjet shqiptare.” përfundon Kalaja.

Sipas Aleancës, të paditur janë Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Kreu i SHÇBA Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të policë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko