Në fjalën e saj, Doris Pack u shpreh se kjo trashëgimi kulturore duhet të ruhet për brezat e ardhshëm, teksa shtoi se kryeminstri Rama duhet të tregojë më shumë interes për këtë çështje.

Ish- Eurodeputeteja e PE, Doris Pack e pranishme në takimin me Aleancën qytetare për Mbrotjen e Teatrit, tha se para se të merren këto vendime, lidhur me prishjen e godinës së Teatrit, më së pari duhet të pyeten qytetarët.

Në fjalën e saj, Doris Pack u shpreh se kjo trashëgimi kulturore duhet të ruhet për brezat e ardhshëm, teksa shtoi se kryeminstri Rama duhet të tregojë më shumë interes për këtë çështje.

 

“Faleminderit që më dhatë mundësi që ta mbajmë këtë takim, do ishte shumë mirë që takimi të bëhej në Teatër, por ka njerëz që nuk na lejojnë. Teatri i përket qytetarëve, në kushte të tilla siç jemi sot duhej të ishte hapur dera e Teatrit. Unë jam shumë e lumtur që ju nuk jeni dorëzuar në mbrojtje të kësaj trashgimie. Kur vjen në Tiranë shikon vetëm ndërtesa të larta, që nuk tregon asgjë nga shpirti i Shqipërisë.

Unë mendoj se këshilli bashkiak duhet ta konsiderojnë cështjen e Teatrit. Shëtitorja pas nesh, ku gjendet Teatri është financuar nga fondet e BE, janë paratë tona. Duhet të kuptojme se në cështjen e Teatrit,Kryreministri meqë është artist, duhet të interesohet më shumë për këtë çështje. Dhe trashëgimia kulturore duhet të ruhet për brezat. Duke qënë në mbështetje të protestës suaj të vazhdueshme”, tha Doris Pack.

 

(a.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re