Politikania e njohur europiane, Doris Pack, ka reaguar ditën e sotme mjaft ashpër, për atë që e quan, kapjen e reformës në drejtësi nga kryeministri, Edi Rama. Pack ka postuar në faqen e saj zyrtare, videon e Presidencës, ku shpjegohet se si mazhoranca po kap reformën në drejtësi, duke përdorur Ardian Dvoranin. Pack është shprehur mjaft e revoltuar me këtë gjë dhe ngre pyetjen, se si taksat e qytetarëve të BE-së, mund të shpenzohen që Edi Rama të kapë drejtësinë në Shqipëri.

“A ka ndonjë hetim serioz nga BE, për këtë skandal? A mund të vijojmë të mbështesim, me paratë e taksapaguesëve europianë,  kapjen e reformës shqiptare  në drejtësi nga Edi Rama?”, shprehet Pack.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re