Skip to content

Doris Pack: Të shkretët qytetarë shqiptarë, që po i binden Ramës. OSBE po bëhet bashkëfajtore

pack

Doris Pack ka reaguar sërish për zgjedhjet në Shqipëri.

Ajo ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Rama për të vajtur në zgjedhje vendore më 30 qershor.

Pack i ka konsideruar farsë zgjedhjet pa opozitën, që pritet të mbahen ditën e nesërme, ndërsa shton se nëse OSBE i vëzhgon ato, “e bën veten e saj bashkëfajtore”.

“Në një vend demokratik, kryeministri nuk del kurrë kundër dekretit të Presidentit.

Të shkretët qytetarë, kujt duhet t’i binden? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë.

Nëse OSBE i vëzhgon, e bën veten e saj bashkëfajtore”, ka shkruar ajo.()