Dortmund ndëshkoi Milanin në “San Siro” dhe u kualifikua zyrtarisht për në fazën tjetër të UEFA Champions Leage.

 

Në super sfidën e grupit F transmetuar në Tring  kuqezinjtë pësuan një disfatë, e cila e bën shumë të vështirë kualifikimin për në fazën tjetër, edhe pse matematikisht skuadra e Piolit mbetet në lojë.

 

Duel me ritëm dhe emocione që në fillim në Milano. Të zotët e shtëpisë fituan një 11 metërsh që u ekzekutua nga Zhiru, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri Kopel.

 

4 minuta më vonë, ekzaktësisht në minutën e 10, gjermanët fituan gjithashtu një penallti e cila u thye në gol nga Marko Rojs.

 

Goli shokoi italianët, të cilët lanë shumë hapësira pas dhe rrezikuan të pësonin edhe golin e dytë. Të paktën deri në min e 37 kur Çukueze barazoi shifrat. Në fund të pjesës së parë, Milani humbi një rast flagrant me Kalabrian. Edhe nisja e pjesës së dytë ishte më e mirë për italianët, por kundërsulmet e gjermanëve ishin vrastare.

 

Gitens dhe Adejemi brenda 10 minutash hodhën në tapet Milanin, i cili pavarësisht shtyllave dhe aseve në fund nuk mundi të rihapë ndeshjen. Gjermanët janë në krye me 10 pikë, të kualifikuar tashmë, ndërsa kuqezinjtë kanë 5 pikë, po aq sa New Casell.

 

Për të shkuar më tej skuadrës së Piolit i duhet me patjetër të fitojë në Angli ndeshjen e fundit dhe të shpresojë gjithashtu që Borusia Dortmund të fitojë kundër Paris sen Zhërmen. Francezët barazuan me New Casell në fushën e tyre vetëm në minutën e 6 shtesë përmes një penalltie të Mbape.

 

Zgjidhet gjithçka edhe në grupin E, ku janë kualifikuar tashmë Altetico Madrid, dhe Lazio. Spanjollët fituan 3 me 1 ndeshjen direkte, kundër Fejenord në Holandë. Ndërsa, italianët mposhtën 2 me 0 Sëlltik New Romë. Heroi i vendasve ishte Çiro Imobile me 2 gola në fund.

 

Në grupin H kalon Barcelona, e cila fitoi ndeshjen direkte kundër Portos me rezultatin 2 me 1, ndërkohë në vendin e dytë janë portugezët së bashku me Sharktarin në kuotën e 9 pikëve. Ukrainasit mundën 1 me 0 Ant Verb. Në ndeshjen e fundit, këto dy skuadra do të përballem me njëra tjetrën për biletën tjetër të grupit.

 

Në grupin G Manchester City mori fitoren e 5 duke mundur me përmbysje gjermanet e Laipsig, me rezultatin 3 me 2.

 

7 nga 8 ndeshjet e së martës u transmetuan në Tring.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re